Qureshi tha se vendi i tij do të jetë në kontakt të ngushtë me SHBA-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për të promovuar përpjekjet që mbështesin stabilitetin dhe paqen në Afganistan, transmeton Kosova Post.
Ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mahmoud Qureshi diskutoi çështjen e Afganistanit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shkruan AA.
Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit, në një bisedë telefonike mes Qureshit dhe Blinkenit u diskutua situata e fundit në Afganistan.
Duke theksuar se pajtimi gjithëpërfshirës politik në Afganistan është rruga më e mirë, Qureshi tha se vendi i tij do të jetë në kontakt të ngushtë me SHBA-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për të promovuar përpjekjet që mbështesin stabilitetin dhe paqen në Afganistan.
Nga ana tjetër, Qureshi theksoi se janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet e vazhdueshme ekonomike midis SHBA-së dhe Afganistanit.
Theksi mbi marrëdhëniet e qëndrueshme me SHBA-në
Duke iu referuar marrëdhënieve SHBA-Pakistan gjatë bisedës, Qureshi theksoi se vendi i tij dëshiron marrëdhënie të gjera dhe të qëndrueshme me SHBA-në të bazuara në paqe, bashkëpunim të thellë ekonomik dhe lidhje rajonale.
Dy ministrat ranë dakord të mbajnë kontakte të ngushta.