Saktësimi erdhi pas tensioneve gjeopolitike të javëve të fundit, me nisjen e pushtimit rus në Ukrainë. Gjithashtu, reagimi erdhi edhe pas një videomontazhi që tregonte astronautët rusë që braktisnin në hapësirë kolegun e tyre amerikan.
Përgjatë 10 viteve të fundit, anijet ruse kanë qenë i vetmi mjet për të dërguar astronautët në stacionin hapësinor dhe për t’i marrë nga atje.
“Operacionet e përbashkëta midis NASA-s dhe Roscosmos-it rus në Baikonur të Kazakistanit vazhdojnë më së miri. Ju siguroj që Mark Vande Hei do të kthehet në shtëpi”, tha Joel Montalbano, menaxheri i programit të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Edhe agjencia ruse e lajmeve “Tass” theksoi se astronauti amerikan do të kthehet me raketë ruse në datën 30 mars, ashtu siç ishte programuar muaj më parë.