Është publikuar videoja e cila tregon momentin kur 32 vjeçari qëllon me breshëri plumbash drejt një furre buke në Shkodër, në lagjen ‘Skënderbeg’.
Në pamje shihet se gjatë momentit ku është qëlluar me armë, në rrugë kanë kaluar edhe makina të tjera, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Pasi ka qëlluar me armë, autori është larguar me shpejtësi, duke lënë mjetin në rrugë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, por ende nuk dihet e çfarë e shtyu 32 vjeçarin, A.N. të qëllojë drejt furrës, raporton TCh.