Një person ka humbur jetën, në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në Arllat të Drenasit.
Zëdhënësja Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se në aksident ishin të përfshira katër vetura.
“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë, ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo.
Ahmeti tha se personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor.