Pamjet e tmerrit kur gruaja shpëton nga ndjekësi i frikshëm në Nju-Jork

Një video e kamerave të sigurisë e publikuar së fundmi tregon momentet e fundit kur një grua arrin t’i shpëtojë një maniaku të frikshëm që e ndoqi dhe tentoi të hynte në shtëpinë e saj në Bronx të New York.

Viktima 50-vjecare tregon se po kthehej në shtëpi mesnatën e 23 shtatorit kur personi në pamje nisi ta ndiqte këmba këmbës nga afër.

Video e publikuar sot tregon gruan që arrin vetëm momentin e fundit të mbyllë derën e apartamentit të saj, para se personi i panjohur të tentojë të mësyjë brenda.

Disa sekonda më vonë i dyshuari shihet që vrapon në korridorin e ndërtesës per te dera e apartamentit te gruas dhe tenton të hyjë.

Ai shihet që tenton me agresivitet të hapë dorezën, i bie ziles por pa sukses. Personi i frikshëm shihet me pas që largohet. /tch/

 

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika