Panairi i Punës sot në Prishtinë ofroj 4 mijë vende pune (Video)

Panairi i Punës sot në Prishtinë ofroj 4 mijë vende pune (Video)

Papunësia në shkallë të lartë ka bërë që sot qytetarë të moshave të ndryshme t’ia mësyjnë panairit të punës i hapur ne Prishtinë, me shpresën se dikush mund ti ofrojë atyre punë. Në ketë vend të ‘shpresës’ për këta qytetarë sot u premtua shumë punësim, deri në 4 mijë vende punë, por mbetët të shihet se memorandumi i sotëm do të jetësohet ne praktik apo do të mbetët vetëm si dokument i shkruar.

Në një bisedë për Kosova Post, ministri i MPMS-së, e ka vlerësuar si tejet të mirë nënshkrimin e memorandumit të sotëm në mes të MPMS-GIZ dhe Unioni i Bizneseve Shqiptare ku më ç’rast ka premtuar se kontaktet e sotme për lidhje të kontratave nuk do të mbesin vetëm në letër, por zotohet se do të mbajnë fjalën që puna e premtuar në ketë panair të realizohet.

Ministri Reçica jep fjalën: Për sigurimin e 4 mijë vende punë

Ministri Reçica jep fjalën për sigurimin e 4 mijë vendeve të punës

Posted by KosovaPost.net on Friday, May 4, 2018

Edhe në ketë vit ashtu sikurse në vitin e kaluar Unioni i bizneseve shqiptare ka sjellë në Kosovë disa kompani që operojnë në Gjermani e të cilat janë të interesuara që të marrin nga këtu punëtor nga Kosova , por problemi edhe me tutje qëndron tek paisja e tyre me viza pasi që Ambasada Gjermane pas kërkesave të shumta që janë bërë për një termin pune po vonon në procedimin e tyre deri në një vit. Drejtori menaxhues i Unionit të Bizneseve , Bekim Brestovci në një bisedë për Kosova Post tregoj se në vitin që lamë pas janë lidhur me qindra kontrata pune të bizneseve gjermane me qytetarë të Kosovës por fatkeqësisht sipas tij vetëm 60 nga to janë pajisur me viza pune nga ambasada Gjermane ndërkaq të tjerët janë në pritje, e kjo gjë sipas Brestovcit ka bërë të zbehët sado pak vullneti i kompanive të cilat po dëmtohen derisa presin gati një vit një punëtor për tu pajisur me një vizë pune.

Një ndër kompanitë që kanë marrë pjesë në vitin e kaluar dhe ka realizuar rreth 30 kontrata pune është ajo e Ukë Blakajt nga Istogu që operon në rrethinën e Frankfurtit të Gjermanisë, por Blakaj mbetët i shqetësuar për faktin se kompania e tij ‘Wolf’ edhe me tutje është duke pritur punëtoret qe sot 1 vit kishin siguruara kontratat e punës , por vonesat me pajisjen e vizave kanë bërë qe ai të pres edhe me tutje punëtoret e tij nga Kosova. Blakaj shtoj se edhe sot po ofron mundësi punësimi dhe se po t’ia lejoj Ambasada Gjermane ai qysh sot do të merrte me vete hiq me pas se 20 punëtorë nga këtu konkretisht nga sfera e ndërtimit.

Biznesmeni kosovar: Nëse më lejon ambasada, 20 puntor do t’i marr nesër në Gjermani

Biznesmeni kosovar: Nëse më lejon ambasada, 20 puntor do t’i marr nesër në Gjermani

Posted by KosovaPost.net on Friday, May 4, 2018

Në Ketë panair nuk munguan as edhe investitor të huaj të cilët në kuadër të MASHT bëjnë kualifiket profesionale nga qeveria e Luksemburgut me projektin e tyre ‘busulla’ Sinkron anglezi Ndryshe një ndër kompanitë me të suksesshme në panairin e vitit të kaluar , sipas Unionit të Bizneseve Shqiptare ka qenë ajo e vëllezërve Hashimi nga Prishtina, E-BAU e cila operon në Krefeld të Gjermanisë . Kjo kompani ka arritur të marrë tashme disa punëtor nga Kosova , kontratat e të cilëve u lidhen në vitin e kaluar, pa lënë anash edhe kompani tjera kosovaro-gjermane të cilat janë të gatshme të punësojnë qindra punëtore nga Kosova, nëse do të ketë lehtësira për vizat e punës në Ambasadën Gjermane/ Mirjeta Dervishi/

You may also like

Aksident mes pesë veturave në Fushë-Kosovë

Një aksident zinxhiror ka ndodhur në rrugën Fushë-Kosovë