Panairit Ndërkombëtar ‘Prishtina 2018’: Kosova vend atraktiv për të bërë biznes (VIDEO)

Panairit Ndërkombëtar ‘Prishtina 2018’: Kosova vend atraktiv për të bërë biznes (VIDEO)

Panairit Ndërkombëtar ‘Prishtina 2018’: Kosova vend atraktiv për të bërë biznes Nën organizim të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe mbështetje nga Qeveria e Kosovës, sot është hapur edicioni i 19-të tradicional i Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018”, raporton Kosova Post.

Sikur edhe në edicionet tjera edhe këtë herë interesimi i bizneseve për pjesëmarrje në panair është i madh ku prodhimet dhe shërbimet e tyre i kanë ekspozuar 174 kompani të ndryshme, 88 prej tyre janë Bizneset vendëse dhe ndërkombëtare janë nga sektorë të ndryshëm të prodhimit, përpunimit, bujqësisë, shërbimeve, tregtisë dhe zejtarisë dhe panairi është një mundësi e favorshme për shkëmbim praktikash e lidhje bashkëpunimi ndërmjet sektorëve homologë.

Në mesin e shumë kompanive pjesëmarrëse në panair, ishte edhe kompania Rail Trans me seli në Prishtinë. Përfaqësuesi i kësaj kompanie Sead Latifi , duke folur për veprimtarinë e kompanisë, ka vënë në theks se kompania që ai menaxhon është një urë lidhëse e tregtimit mes Kosovës dhe vendeve evropiane. Ai mirëpret organizimin e panairit , për çka tha ai panairet janë mundësia më e mirë e prezantimit të veprimtarisë që ushtrojnë bizneset, raporton Kosova Post.

Edhe përfaqësuesit e Metal Bau thanë se panairet janë një urë lidhëse mes tyre dhe klientëve, sikurse edhe ndërtimin e bashkëpunimit, përvojave dhe praktikave me kompani tjera.

Në ketë panair për herë të parë janë edhe disa kompani që pritet ti shtohen tregut në Kosovë, si Weight Pack Lines, Kompani italiane e cila shumë shpejtë do të startojë në Kosovë.

Kompania e cila është e freskët në tregun e Kosovës, Fritz Kola, shpreson se me asortimentin e pijeve nga Gjermania do të të jetë lidere në Kosovë, raporton Kosova Post.

You may also like

Sipas të dhënave të fundit mësohet se sa shqiptarë jetojnë në Gjermani

Të dhënat e përpunuara të “Scan” të mundësuara