Përkundër ndikimit negativ që solli pandemia në Kosovë, tek eksportet kosovare nuk ka ndikuar.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci tregon se destinacion i tyre ishin kryesisht Shqipëria dhe vendet e BE-së. Përveç shifrave, Stavileci tregon se hapi tjetër pozitiv është se prodhuesit vendor kanë filluar të eksportojnë me tepër produkte finale.
Megjithëkëtë, shifrat e eksportit me atë të importit vazhdojnë të kenë diferencë të madhe. Gjatë vitit 2020, janë importuar mallra në vlerë të 3.2 miliardë eurove, 250 milionë euro më pak sesa viti paraprak./tch