Philip Kosnett, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), ka vizituar qytetin e Mitrovicës, shkruan Kosova Post.
Me punë dhe angazhime të përbashkëta, sipas tij, mund të arrihet edhe paqja. Kështu të paktën ka sugjeruar ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Vizitë e mirë dhe e frytshme dje në veriun e Mitrovicës, me diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta arrijnë paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”.
Kjo vizitë e Kosnett-it vjen pas rifillimit të procesit të dialogut me Serbinë, përkatësisht takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel./KosovaPost/