Dy persona janë arrestuar pasditen e së mërkurës në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, pasi dyshohet se kanë transportuar në mënyrë ilegale injeksione kundër trashjes së gjakut.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar në dy raste të ndryshme, njëri 31 vjeçar nga Vushtrria kurse tjetri është i mitur.
Sipas informacioneve të para, injeksionet dyshohen të jenë transportuar ilegalisht nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.