Ndonëse për më shumë se dhjetë ditë, protestuesit serbë në Jarinjë dhe Bërnjak protestuan kundër reciprocitetit të targave, Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq po ia faturon si fitore diplomatike Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, marrëveshjen e targave, transmeton Kosova Post.
Bërnabiq e ka cilësuar si “sukses të madh diplomatik”, marrëveshjen të cilën provuan ta luftonin me ngulm:
“Ne fituam gjëra të mira. Presidenti Aleksandar Vuçiq edhe një herë tregoi qetësi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, e të ndërlikuar. Ai mori vendime të zgjuara politike, të bazuara jo në emocione, por në arsye. Ne ishim në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët ndërkombëtarë”, citon Danas Kryeministren e Republikës së Serbisë, Bërnabiq.
Ndryshe, të rejat nga Jarinja thonë se nga ky pik-kalim kufitar tashmë janë tërhequr edhe kamionët e fundit, që ishin vendosur si barrikadë për më shumë se dhjetë ditë./KosovaPost/