Paralajmërohen stuhi e breshër në dy ditët e ardhshme, ftohen qytetarët të kenë kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike me 8 dhe 9 qershor.

“Në këto kushte do të mbajë mot jo stabil , me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër. Një mot afërsisht i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fundjavë”, njofton IHMK.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sepse përpos indeksit të lartë UV, apelohet që të kemi kujdes gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet, se si duhet të mbrohemi  nga moti me rrufe dhe stuhitë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika