“Nëse ndodhin sulmet ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian është gati”, tha von der Layen, transmeton Kosova Post.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, deklaroi sot se BE do të përgjigjet me sanksione “të forta” ekonomike dhe financiare në rast të sulmeve kundër Ukrainës.
“Nëse situata përkeqësohet, nëse ka ndonjë sulm të ri ndaj integritetit territorial të Ukrainës, ne do të përgjigjemi me sanksione të forta ekonomike dhe financiare. Komuniteti transatlantik qëndron i vendosur në këtë çështje,” tha Von der Layen në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror, transmeton Reuters.