Të enjten parashikohet të ketë mot pjesërisht të vranët me më shumë diell gjatë ditës. Prej së premtes dhe përgjatë fundjavës kthjellime dhe më ngrohtë.
Ditën e parë të vjeshtës, të enjten vranësirat do të fillojnë të shpërndahen, e ku do të zëvendësohen me kthjellime nga dita e premte dhe përgjatë fundjavës. Të premten në mëngjes parashihet mot më i ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë, duke vazhduar edhe në fundjavë.
Sipas Prishtina Weather edhe ditën e hënë vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell, e orëve të mbrëmjes me shtim të vranësirave.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.