Adnan Hyseni në emër të familjes së Gent Nikçit ka apeluar qytetarët që janë grumbulluar mjetet për trajtimin e tij në Turqi dhe nuk ka nevojë më për kontribute shtesë, përcjell Kosova Post.
Hyseni këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera ka shkruar se gjendja shëndetësore e Gentit është e rënduar, dhe për momentin është i shtruar në spitalin e Turqisë.