Paris: Demonstrata të dhunshme, policia hedh gaz lotsjellës

E-mail: kosovapost.net@gmail.com

Policia u përplasi me aktivistët e jelekëve të verdhë në Paris, në fundjavën e 56-të prej se kanë filluar demonstratat e para, ndërsa bllokadat në autostradë dhe grevat e trenave ndërprenë udhëtimet e planifikuara.

Gjatë tri ditëve me radhë, në kryeqytetin e Francës ka pasur demonstrata të dhunshme, për shkak të sistemit të ri të pensionimit.

Marshi i demonstruesve ka nisur para Ministrisë së Financave dhe është shpërndarë më pas në qendrat kryesore, me kërkesën për drejtësi ekonomike dhe reformat për pension më të mirë.

Shkaku i zjarr vënieve dhe sulmeve të ndryshme, policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi aktivistët, derisa ka kryer edhe disa arrestime. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme

Te fundit

Te tjera nga rubrika

Më të lexuarat