Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë votuar rezolutën e cila e dënon gjenocidin serb të kryer në Srebrenicë, 26 vite më përpara, shkruan Kosova Post.
Me 89 vota ishin PËR, pa asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim, Kuvendi i republikës së Kosovës e miratoi rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Pas miratimit të rezolutës, deputetët kanë vijuar debatin në lidhje me çështjen e zbatimit të marrëveshjes së Uashingtonit./KosovaPost/