Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një ligj që lejon rojet kufitare të përdorin pajisje dhe armë zjarri, transmeton Kosova Post.
Sipas ligjit, rojet kufitare tani janë të autorizuar të përdorin masa shtrënguese si forca fizike, armë zjarri dhe pajisje ushtarake, duke përfshirë anijet dhe avionët, raporton Reuters.
Sipas agjencisë britanike, ky ligj vjen në kushtet e akumulimit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe krizës së emigracionit në Bjellorusinë fqinje.sh.o./KosovaPost/