PSD kërkon hetime për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”

PSD kërkon hetime për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”

Partia Socialdemokrate e Kosovës me anë të një komunikate për media ka reaguar në lidhje me procesin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup.

Sipas PSD-së për vite me radhë, buxheti i Kosovës është orientuar gabimisht, në ndërtim autostradash tranzit, në vend se në rritje të prodhimit dhe në ngritje të mirëqenies së qytetarëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveritë e Kosovës njëra pas tjetrës, përmes vendimeve të ngutshme e të gabueshme, po e rëndojnë edhe më tepër barrën financiare të qytetarëve të Kosovës.

“Kontratat e fshehta dhe papërgjegjësia e krerëve institucionalë, si para qytetarëve ashtu edhe para vet kontratave të tilla, përbëjnë binomin përmes së cilit Bechtel – Enka po funksionon brenda Kosovës. Rasti i fundit i autostradës Prishtinë – Shkup është dëshmia e radhës e keqqeverisjes që ka ndodhur në Kosovë për shumë vite. Vonesat në pagesa nga qeveria Mustafa u përcollën me aneks-kontratë të re të dëmshme nga qeveria Haradinaj, kontratë kjo që obligon Republikën e Kosovës për 53 milionë euro shtesë ndaj kompanisë Bechtel – Enka. Ky dënim bëhet edhe më i dyshimtë duke pasur parasysh mungesën e transparencës në kontratë. Për më tepër, kompania që e bën mbikëqyrjen e punëve nuk i ka pranuar pretendimet e Bechtelit”, thuhet në reagimin e PSD-së që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Partia Socialdemokrate kërkon nga institucionet e Kosovës që sa më parë ta hetojnë gjithë procesin e ndërtimit të kësaj autostrade, që nga kontrata fillestare, e deri tek aneks-kontrata e fundit, ashtu që të gjithë përgjegjësit për keq menaxhim të fondeve publike të dalin para drejtësisë.  “Republika e Kosovës nuk duhet ta paguajë dënimin ndaj Bechtelit, pa i dënuar ata që ia faturuan shumën”, thuhet në komunikatën e PSD-së./

You may also like

Imami nga Egjipti dëshiron të dhurojë stolitë e gruas për të mbështetur Turqinë

Një shtetas i Kuvajtit me origjinë egjiptiane ka