Partitë politike mund të shpenzojnë deri në 950 mijë euro për zgjedhjet lokale

Lexo Edhe:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot mori vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent.

Vendimi i KQZ-së, mbështet në listën jo përfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Ndërkaq, sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më shumë se pesë mijë (5000) votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë (5000) votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë. /Telegrafi/

 

 

 

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika