Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid priti sot homologun e tij nga Turqia, Mevlüt Çavuşoğlu në selinë e Ministrisë së Jashtme izraelite në Kuds, transmeton Kosova Post.
Pas takimit, i cili pritet të zgjasë më shumë se një orë, do të mbahet një konferencë e përbashkët për media nga dy kryediplomatët.
Sot më herët, Çavuşoğlu vizitoi Muzeun e Holokaustit “Yad Vashem” në Kudsin Perëndimor dhe vendosi një kurorë me lule në sallën e muzeut, sipas korrespondentit të AA.
Të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Lior Khayat tha për AA se vizita e Çavuşoğlut ishte “shumë e rëndësishme si pjesë e procesit të ngrohjes së lidhjeve të ndërsjella midis dy vendeve”..
Në mars, presidenti izraelit Isaac Herzog vizitoi Ankaranë dhe u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Kjo është vizita e parë e një ministri të Jashtëm turk në Izrael në gati 15 vjet.
Të martën, Çavuşoğlu vizitoi Palestinën ku u takua me presidentin Mahmud Abbas dhe ministrin e Jashtëm, Riyad al-Maliki në Ramallah të Bregut Perëndimor./aa