Që nga mëngjesi i ditës së sotme, qendra e kryeqytetit të Prishtinës ka mbetur pa ujë, për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit afër Pallatit të Rinisë, shkruan Kosova Post.
Ndonëse defekti është identifikuar qysh në mëngjes, intervenimet për ta evituar këtë problem nuk kanë munguar dhe punimet e KRU ‘Prishtina’ kanë vazhduar gjithë ditën, por e gjithë qendra e Prishtinës si dhe lokalet afariste janë ballafaquar pa ujë në këtë ditë të nxehtë verore.
Zyrtarë të KRU ‘Prishtina’, konfirmojnë për Kosova Post, se problemi i gypit të ujësjellësit është evituar dhe se furnizimi me ujë pritet të fillojë pasi që të jenë mbushur rezervuarët.