Moska zyrtare i propozoi Uashingtonit për të garantuar reciprocitet për mos ndërhyrje në punët e brendshme nga ana e dy shteteve, dhe të krijohet bashkëpunim në parandalimin e sulmeve kibernetike, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Kosova Post.
Siç është thënë, përgjigja e Uashingtonit ndaj këtij propozimi të Presidentit rus Vladimir Putin në shtatorin e vit të kaluar do të duhej të ishte pikërisht se mund të “bëhet hapi i parë në drejtimin e duhur”.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, duke komentuar raportin e shërbimit inteligjent amerikan në të cilin Rusia u vlerësua si kërcënimi më i madh për Amerikën kur bëhet fjalë për hapësirën kibernetike, njëjtë edhe Rusia mund ta cilësoj Uashingtonin si kërcënimin më të madh të saj, thonë nga Ministria e Jashtme e Rusisë.
Siç është thënë, paaftësia e saj për të filluar një dialog global mbi çështjen e sigurisë ndërkombëtare të informacionit është kamufluar nga akuza të këqija dhe tashmë të konsumuara kundër Rusisë për të kryer veprime provokuese që synojnë kolapsin e ndikimit të Uashingtonit dhe dobësimin e aleancës së vendeve perëndimore.
Ministria Ruse gjithashtu pretendon se akuzat e Uashingtonit kundër Rusisë nuk bazohen në ndonjë provë, por që përdoret ekskluzivisht si një arsye për të rritur financimin e shërbimeve të inteligjencës Amerikane.
“Krijimi i një armiku në formën e Rusisë për hir të zgjidhjes së problemeve të veta është një metodë klasike që u përdor në një masë të madhe gjatë Luftës së Ftohtë”, kujton departamenti i politikës së jashtme ruse, shkruan sputnik.rs. Tutje theksohet se raporte të tilla nuk i përkasin një vendi që konsiderohet si fuqia më e madhe në botë, e cila si e tillë ka përgjegjësinë më të madhe për paqen dhe sigurinë në botë./Kosova Post/