Pas Afganistanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhiqen, të paktën nga fronti, edhe në Irak, duke përfunduar një aventurë që nisi dy dekada më parë, pas atentateve në tokë amerikane të 11 shtatorit të vitit 2001.
Lajmin e dha vetë nga zyra e tij presidenti Joe Biden, i cili ndodhej pranë kryeministrit irakian Mustafa al-Kadhimi.
Nuk kemi një tërheqje të mirëfilltë si në Afganistan, por një ndryshim domethënës objektivash, për 2500 trupat amerikane që gjenden në vendin e Lindjes së Mesme praktikisht nga viti 2003.
Sipas Biden, brenda vitit trupat amerikane do të tërhiqen nga detyrat luftarake, duke marrë një detyrë tjetër, më e përqendruar në trajnimet e burimeve njerëzore lokale, por edhe në aksione të inteligjencës ndaj një rikthimi të mundshëm të ISIS.
“Ne mbështesim forcimin e demokracisë në Irak dhe do të krijojmë mundësitë që zgjedhjet të shkojnë përpara në tetor”, deklaroi Biden.