Drejtori i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Toplicë dhe presidenti i Koalicionit për Financa Publike Dragan Dobrashinoviq, ka thënë se pas largimit të të afganëve nga vendi i tyre, radhën e kanë shqiptarët e Kosovës, shkruan Kosova Post.
Ndaj kësaj deklarate të ‘ultë’, ka reaguar Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa e quan “mentaliteti taleban”.
Çfarë demokracie! Çfarë të drejtash! Çfarë njeriu! Ky mentalitet taleban nuk lind nga zgëqet, por është nënshtrat i mainstreamit të politikës serbe.
Reagimi i Zaimit në Facebook:
Sot në mëngjes Dragan Dobrashinoviçi paska shkruar se pas largimit të afganëve nga vendi i tyre, radhën e kanë shqiptarët e Kosovës (jo kosovarët, mos u trembni). Jo të gjithë, sepse Dobrashinoviçi është “zemërmirë” por vetëm ata që kanë bashkëpunuar me amerikanët dhe institucionet e pavarura.
E pra, kjo frymë nuk është margjinale te Serbia e Ballkanit të Hapur. Nuk është ndonjë “noizy” apo “gold ag” i Serbisë që shkruan kështu, por një drejtor i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Toplicë dhe president i Koalicionit për Financa Publike. Çfarë demokracie! Çfarë të drejtash! Çfarë njeriu! Ky mentalitet taleban nuk lind nga zgëqet, por është nënshtrat i mainstreamit të politikës serbe.
Dy janë gjërat që shqiptarët duhet të bëjnë me këmbëngulje: 1) të ndërtojnë shtet të fortë në Kosovë e Shqipëri dhe 2) të kërkojnë vazhdimisht defashistizimin e Serbisë që është rrezik për rajonin.