Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së kontigjentit të parë me vaksina kundër COVID-19 në Kosovë.
Osmani tha se duhet të jemi të durueshëm me Qeverinë, derisa ata të marrin hapa për të shpëtuar jetë.
“Vaksinat kanë arritur. Unë jam e emocionuar për ardhjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX. Dua të shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre që kanë bërë të mundur këtë. Në luftën me këtë virus vdekjeprurës, askush nuk fiton derisa të gjithë ta fitojnë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Kjo është një ditë e rëndësishme, por ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë për rreziqet e këtij virusi. Ne të gjithë jemi prekur në mënyra të ndryshme, por duhet të jemi vigjilentë dhe thelbësisht të qëndrojmë të duruar me qeverinë ndërsa ato ndërmarrin hapa për të shpëtuar jetë” ka shtuar ajo.
Tonight we welcomed the arrival of the first 24,000 #COVAX vaccines to 🇽🇰. Well done to the Ministry of Health, @WHO @gavi @UNKosovoTeam and donors who made this happen. I'm proud 🇬🇧 played our part, with over £500m of support for Covax. pic.twitter.com/3wCWvgp3zZ
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) March 28, 2021
This is an important day but we must continue to stay alert of the dangers of this virus. We have all been affected in different ways but we need to remain vigilant & crucially remain patient with the Government as they take steps to save lives. 2/2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 28, 2021