Pas aksionit të policisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe arrestimeve të disa zyrtarëve nën dyshimin e keqpërdorimeve, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, shkruan Kosova Post.
Hoti ka shkruar në Facebook, se pret hetim të plotë e gjithëpërfshirës ndaj secilit që është përfshirë në subvencionet e bujqësisë.
Tutje ka shkruar Hoti se fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal.
Postimi i plotë:
Pres hetim te plote, gjitheperfshires dhe te shpejte ndaj kujtdo qe eshte i perfshire ne rastin e subvencioneve bujqesore. Fajtoret duhet te marrin denimin maksimal. Keta njerez nuk e meritojne te jene ne institucione.