Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ra dakord se kontrolli i FBI-së në shtëpinë e ish-presidentit, Donald Trump në Mar-a-Lago ishte një “hap mjaft serioz” dhe tha se edhe ish-presidenti nuk është “mbi ligjin”.
Në një intervistë me NBC-së, Pelosi kundërshtoi komentet e liderit të pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili tha se republikanët do të hetojnë Departamentin e Drejtësisë mbi kërkimin “kur ta marrin përsëri Dhomën” në zgjedhjet e ardhshme afatmesme.
“Çfarëdo që ai thotë është ndoshta e pakuptimtë”, tha ajo, duke shtuar se ajo beson se demokratët do të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2022.
“Por pavarësisht, ne besojmë në sundimin e ligjit, dhe kjo është ajo që ka të bëjë vendi ynë, dhe askush nuk është mbi ligjin, madje as presidenti i Shteteve të Bashkuara, madje as ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.
Kujtojmë se gjithçka filloi në muajin shkurt të vitit të kaluar, kur Trump mori disa dokumente sekrete nga Shtëpia e Bardhë kur u largua nga ajo në janar të vitit të kaluar, dhe disa prej tyre i dorëzoi në arkivin kombëtar.
Ndërsa, bastisjet e të hënës duke se kanë lidhur me dokumentet tjera që nuk ishin dorëzuar – pavarësisht se mbetet e paqartë se pse FBI vendosi ta kryej bastisjen në pronën e tij private.