Deputeti i Kuvendit të Kosovës ga radhët e LDK- së Driton Selmanaj ka reaguar ashpër pasi që në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar rezoluta e propozuar nga subjekti i tij për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington.
Sipas tij tashmë për ata që ende kanë dilema që qeveria e LVV-së me kryeministrin Kurti janë kundër agjendës amerikane për Kosovën, sot u dëshmua edhe formalisht në Kuvendin e Kosovës. Kjo është rezoluta e propozuar nga LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka propozuar sot Kuvendit, Rezolutën me vetëm një pikë të vetme si në vijim: Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Qeverinë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Washingtonit të datës 4 shtator 2020, si dhe të përgatitë plan veprimi, i cili duhet të dërgohet për informim në Kuvend.
Kjo Rezolutë mori mbështetjen vetëm të deputetëve të opozitës, votat e të cilëve ishin të pamjaftueshme për ta marrë miratimin e saj.
Përkundër thirrjeve të vazhdueshme edhe nga adminstrata e re e Presidentit Biden, për domosdoshmërinë e zbatimit të kësaj marrëveshje, Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend vendos që të sillet dhe veproj kundër kësaj agjende strategjike të shtetit tonë.
Qasja e tillë është kundër Kosovës dhe kundër interesave strategjike për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.Vetëm dhe vetëm në koordinim të ngushtë me SHBA-të, Kosova e ka të garantuar perspektivën dhe zhvillimin e saj.
Rrugë tjetër nuk ka!