Pardje, 3 qershor, KF Ferizaji ka bërë të ditur se ka emëruar kryetarin e ri të klubit. Lulzim Abazi mori detyrën e kryetarit të bardhekaltërve që stinorin e kaluar e tejkaluan mjaft vështirë dhe mbijetuan në Ligë të Parë përkundër krizës financiare.
“Në mbledhjen e mbajtur më 02.06.2021 në praninë e aksionerëve: Xhevat Rushiti, Fisnik Bucaliu, Fatmir Grainca, Sadush Rysha, Fatmir Reshani dhe Arian Ymeri, është vendosur që kryetar i klubit të jetë, Lulzim Abazi, ndersa Fisnik Bucaliu dhe Xhevat Rushiti zëvendës kryetar,” bëri të ditur klubi.
Ndërsa sot, ka emëruar ish trajnerin Agron Selmani si drejtor të ri të klubit. Ferizajasi që e njeh mirë edhe ekipin edhe qytetin, me licensë PRO do të jetë në krye të skuadrës për të kryer punë organizative.