Pas kryeministrit Albin Kurti, edhe presidentja Vjosa Osmani e ka uruar kryeministrin në ardhje të Australisë, laburistin Anthony Albanese.
Presidentja Osmani, përmes Twitter-it, i është drejtuar Albaneses, duke i uruar fitoren në zgjedhje.
“Anthony Albanese, urime për fitoren tuaj. Ju dëshiroj çdo sukses përderisa përgatiteni për ta marrë rolin e rëndësishëm si kryeministër i Australisë. Shprehim interesimin që të bashkëpunojmë me ju dhe t’i afrojmë shtetet dhe popujt tanë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Australisë ndërmjet dy shteteve tona ta ngrisim në nivele të tjera”, ka shkruar ajo.
Congratulations @AlboMP on your victory today. We wish you every success as you prepare to take on the important role of Australia’s PM.
We look forward to working with you and to bringing our two countries and people closer together, as well as 🇽🇰-🇦🇺cooperation to new heights.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 21, 2022