Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha serbëve që jetojnë në Mal të Zi, ta mbajnë kokën lartë sepse Serbia do të jetë gjithmonë me ta, transmeton Kosova Post.
Tutje ka shtuar Vuçiq se do të analizojë të gjitha vendimet e parlamentit malazez në ditët në vijim dhe nuk do të marrë vendime të nxituara.
“Dhe në asnjë mënyrë nuk do të fyejmë ata që i morën ato vendime, sigurisht kundër interesave të Serbisë”, tha Vuçiq në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Serbisë dhe popullit serb në Mal të Zi përmes një videoje në Instagram.
“Unë ju them popullit serb që jetojnë në Malin e Zi se jemi me ta, e jona është që të mbajmë kokën kokën lart, të luftojmë dhe të ndërtojmë paqen. Rroftë Serbia dhe populli serb”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug
Ky reagim i tij erdhi pasi parlamenti malazez miratoi rezolutën ku njihet gjenocidi në Srebrenicë./Kosova Post/
View this post on Instagram