Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur të drejtë vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të mos e lejuar ardhjen në Kosovë të Petar Petkoviqit, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka thënë se Petkoviqi nuk u ndalet deklaratave shoviniste, as gjuhës dhe nuk e respekton Republikën e Kosovës.
“Vendim i drejtë. Më vjen mirë që MPJD-ja nuk paska lejuar ardhjen në Kosovë të të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Postimi i plotë: