Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se deri në fund të vitit shtetasit e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt BE’së.

Veseli ka thënë se vendimi se rekomandimi pozitiv për këtë nga Komisioni Evropian pritet të jepet javën e ardhshme.

“Pritjet e qytetarëve tanë janë që shumë shpejt të kemi rekomandim pozitiv nga Bashkimi Evropian. Gjatë javës së ardhshme presim rekomandimin pozitiv. Në të njëjtën kohë jemi në kontakt edhe me miqtë tanë, miqtë e Kosovës të cilët janë pro liberalizimit të vizave”, deklaroi Veseli në RTK.

“Jemi duke punuar intensivisht në mënyrë që nga fundi i vitit të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tanë drejt Bashkimit Evropian. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe në të njëjtën kohë presim që ky progres të jetë i njohur edhe nga vendet e BE’së”, theksoi Veseli.

Ai u shpreh i bindur se problemet me emigrim që kishin shtetet tjera fqinje pas liberalizimit nuk do t’i ndodhin edhe Kosovës.

Kadri Veseli së fundmi zhvilloi një sërë vizitash me qëllim të lobimit për vendim pozitiv të institucionet e BE’së për liberalizimin.

You may also like

Mjekët do të ikin nga Kosova nëse nuk u rriten pagat

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës po