Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shprehet i lumtur , pasi Gjermania zyrtarisht njeh patentë shoferët e Kosovës, shkruan Kosova Post.
Hoti ka shkruar në Facebook, se ndjehet mirë që sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve të Kosovës për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga shteti gjerman.
“Partneriteti Kosovë-Gjermani është i përhershëm. Pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për dekada me radhë kanë gjetur strehim dhe punë në Gjermani falë mikpritjes së shtetit dhe popullit gjerman. Shumë familje në Kosovë e kanë përmirësuar standardin e jetës falë të ardhurave të fituara nga puna e familjarëve të tyre në Gjermani”, ka shkruar Hoti.
Për më tepër ish-kryeministri Hoti thotë se “Gjermania është ndër partnerët kryesorë politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës. Dhe i gjithë populli i Kosovës është mirënjohës për këtë miqësi”, shkroi mes tjerash Hoti.
Postim i plotë:
Më vjen mirë që sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë. Janë mbajtur shumë diskutime me palën gjermane, janë shkëmbyer vizita dhe të dhëna zyrtare për vite me radhë.
Partneriteti Kosovë-Gjermani është i përhershëm. Pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për dekada me radhë kanë gjetur strehim dhe punë në Gjermani falë mikpritjes së shtetit dhe popullit gjerman. Shumë familje në Kosovë e kanë përmirësuar standardin e jetës falë të ardhurave të fituara nga puna e familjarëve të tyre në Gjermani.
Gjermania është ndër partnerët kryesorë politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës. Dhe i gjithë populli i Kosovës është mirënjohës për këtë miqësi.