Përmbytjet që goditën pjesë të Evropës Perëndimore morën jetën të paktën deri më tani të 189 personave, dhe qindra janë ende të zhdukur, transmeton Kosova Post.
Ndërkohë që dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe dhjetëra mijëra shtëpi ende nuk kanë qasje në energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Përmbytjet, të shkaktuara nga reshjet e mëdha, fillimisht prekën pjesë të Gjermanisë Perëndimore dhe më pas Belgjikën dhe Holandën fqinje.
Pasi niveli i ujit të lumit Mas të shtunën u ngrit në një nivel që nuk u pa në njëqind vitet e fundit, disa zona në jug të Holandës janë ende duke u evakuuar. Vetëm në qytetin Venlu, të vendosur afër lumit, 10,000 njerëz u desh të linin shtëpitë e tyre.
Pas tërheqjes së ujit, gjermanët tani po përballen me depozita të mëdha balte e llumi toksik që mund të shkaktojnë një valë të re të epidemive, raporton Bild./Kosova Post/