Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli ka takuar deputetët e GP të Lëvizjes Vetëvendosje në zyrën e këtyre të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Në një komunikatë të BSPK-së thuhet se deputetët e VV-së u zotuan që të lëvizet përpara për kërkesat e BSPK-së.
“Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së u takua me deputetet dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në takimin i cili u mbajt në Zyrën e Grupit Parlamentar të LVV-së, Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së bisedoi me deputetet dhe deputetët për shqetësimet reale të të punësuarve dhe kërkesat e arsyeshme të BSPK-së ndërlidhur me gjendjen e të punësuarve në Republikën e Kosovës. Deputetët e Grupit Parlamentar të LVV-së u shprehën tejet të interesuar dhe u zotuan që proceset e dialogut social të çohen përpara si duhet dhe të lëvizet drejt realizimit të kërkesave të arsyeshme të BSPK-së” , thuhet në komunikatë.
Tutje, BSPK pret që nisma e sotme të kurorëzohet me rezultatet e duhura