Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka rikthyer fjalimin e tij të bërë gjatë Kuvendit të fundit Zgjedhor të LDK’së, prej ku Isa Mustafa kishte dalë si kryetar partie, përcjell Kosova Post.
Sipas tij, qysh atëherë kishte paralajmëruar se një “kuvend i pazareve” dhe pamundësimit të garës demokratike ka çuar LDK’në në një rezultat të tillë.
“Paralajmërimi im në Kuvendin e IX-të të LDK-së, që ishte kuvend i pazareve “të konsensusit” dhe i pamundësimit të garës demokratike, veprime këto të cilat e sollën këtë rezultat të LDK-së sot”, ka shkruar Sejdiu.