Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kërkuar nga qytetarët t’i shmangin daljet e panevojshme për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi apeloi për kujdes të shtuar duke njoftuar se ekipet e komunës janë në terren për pastrimin e rrugëve.
Postimi i plotë:
Reshjet e parreshtura të borës dy ditët e fundit po e vështiresojnë qarkullimin e veturave në komunikacion. Të gjitha ekipet e Komunës janë në terren për pastrimin e rrugëve dhe po punojnë pa u ndalur për zhbllokim të rrugëve dhe qarkullim normal në trafik. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme ju bëj apel të keni kujdes të shtuar dhe të shmangni daljet e panevojshme.