Pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, përcjell KosovaPost.
Përmes një shkrimi në Facebook, LVV thotë se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit.
“Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet”, thuhet në reagim.
Sipas tyre rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor.
“Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve”, thuhet në fund.