Manchester United është serioz në lidhje me nënshkrimin e Gareth Bale. Shitja e Cristiano Ronaldos i kishte ndaluar thashethemet në lidhje me largimin e mundshëm të uellsianit, por “Djajtë e Kuq” mbeten të palëkundur në synimin e tyre për të marrë shërbimet e lojtarit të Real Madridit, i cili në parim ishte i destinuar për të trashëguar “aureolën” e portugezit në kryeqytetin spanjoll.

Sipas “Manchester Evening New”, José Mourinho dhe Ed Woodward e kanë Gareth Bale si objektivin kryesor në merkaton e kësaj vere. Ata besojnë se uellsiani është çelësi për të bërë një kërcim të cilësisë për ekipin nga “Old Trafford” në Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

Fundi i sezonit ishte i vështirë për Bale te Real Madridi, teksa luajti si zëvendësues në ndeshjet kryesore të Ligës së Kampionëve dhe në finale. Ai ishte anëtari i BBC më i prekur nga qëndrimi në stol me trajnerin Zidane. Largimi i tij dukej një fakt i kryer, por paraqitja në finalen e Kievit, shënimi i dy golave, edhe pse erdhi nga stoli; largimi i Zidane, që nuk besonte në të; por edhe i CR7, kanë derivuar një kthesë të jashtëzakonshme në situatën e tij.

Pa “7” dhe në mungesë të nënshkrimeve, supozohet se Gareth Bale duhet, në sezonin e tij të gjashtë si lojtar i bardhë, të demonstrojë kalibrin si një yll. Uellasiani mund të qëndrojë në “Bernabeu” për të demonstruar atë që ai nuk ka qenë në gjendje të bëjë dhe të jetë pikë referimi për Real Madridin, pas largimit të Ronaldos.

Por, Manchester United po i ofron mundësinë e rikthimit në Premier League, çka mund të jetë një zgjedhje e mirë për uellsianin. Woodward e dëshiron atë që kur mori detyrën e drejtorit në vitin 2013 dhe vitin e kaluar ka pasur një afrim. Këtë vit, për herë të parë, Bale e la të ardhmen e tij në ajër. Sepse, ka ka nevojë për të luajtur çdo fundjavë…

You may also like

Mos e humbisni! Ja si ndikon uji me kastravec në organizëm

Uji me kastravec është një nga pijet më