Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së hënës, në fshatin Bresalc të Gjilanit janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kishin rrahur dy të tjerë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.