Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i tronditur me tragjedinë në Gllogjan ku tre persona mbetën të vrarë pas sulmit me kallashnikov ndaj autobusit që po transportonte nxënës.
Rohde u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave teksa i ka uruar shërim nxënësit të plagosur.
Tutje ka shkruar ambasadori Rohde në Twiter se autorët duhet të sillen sa më parë para drejtësisë.
Postimi i plotë i Rohdes:
I tronditur nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e studentëve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve.
Shocked by this violent attack on the student bus. Perpetrators must be brought to justice. My deepest condolences to the families & friends. I wish a speedy recovery to the injured
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 27, 2021