Zyrtarët e lartë amerikanë, ndihmëssekretarja e Shtetit për Europë dhe Euroazi, Karen Donfried, së bashku me të dërguarin special të ShBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbledhur në një darkë liderët e opozitës kosovare.
Mësohet se në këtë takim po marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky zhvillim vie, pas takimeve që delegacioni amerikan, pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurtin.