Pas taksës, qytetarët kanë një porosi për Qeverinë Haradinaj (Video)

Pas taksës, qytetarët kanë një porosi për Qeverinë Haradinaj (Video)

Qytetarët e Kosovës kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që mos ta tërheq taksën ndaj Serbisë pavarësisht presioneve që po i bëhen nga jashtë, shkruan Kosova Post.

Sipas tyre, Kosova duhet të ketë veprime të cilat e bëjnë Serbinë të mendohet për ta ndalur ‘luftën’ diplomatike e politike dhe pretendimeve të saj ndaj Kosovës. Gjithashtu, qytetarët mendojnë se kjo taksë do të jetë në favor të fuqizimit të prodhimeve vendore, sikur edhe një ‘deciplinim’ për Serbinë.