Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e ka vlerësuar faktin se votuesit kanë dalur të votojnë sot në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, përkundër kufizimeve për shkak të koronavirusit.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka lavdëruar edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore në ditën e zgjedhjeve, edhe pse pati kufizime për shkak të COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe demokracinë. Punë e mirë është bërë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai.
Ndryshe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur të fitojë zgjedhjet në Podujevë me 51.64% të votave.l.n.