Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale publikoi sot gjetjet nga raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Sipas Gashit, Specialja ka publikuar “një komunikatë për media me komente të veta”.
Turje ka shkruar Gashi se “Prokuroria Specile duhet te tregoj te verteten – pa manipulime!
Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves ekspertizen e kane marre para 12 diteve.
“Qellimisht apo rastesisht ben hapa te gabueshme ne rastin e hetimit te vrasjes se Astrit Deharit, ajo ka publikuar nje komunikate per media me komente te veta para se te ju dergoj kopje te ekspertizes shtese te Institutit Zviceran fillimisht familjes se Astrit Deharit si dhe mua si perfaqesues ligjore i familjes Dehari”.
Prokuroria për te mos e manipuluar opinionin do te duhet fillimisht te tregoj se a kane marre gjurme te ADN- se nga te burgosurit qe kane qene ne Qendrën e Paraburgimit ne Prizren me 05.11.2016, a kane marre gjurme te ADN- se i gjithe stafi i Qendres se Paraburgimit ne Prizren, a kan mare gjurme te ADN-se nga ana e gardianeve dhe policeve te cilet Astrit Deharin e kane nxjerre te gjalle – me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimig ne Prizen dhe te vdekur – pa shenja jete e kane derguar ne spitalin rajonal te Prizrenit”, ka shkruar Gashi në Facebook.