Qytetarët që janë nisur për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare Dheu i Bardhë po presin deri në 90 minuta, ndërsa 40-60 minuta po presin në pikën kufitare Merdarë.
Pritje më të madhe po bëjnë qytetarët e Kosovës që janë nisur për të kaluar në Serbi përmes Merdares. Ata po presin deri në 3 orë për të kaluar në këtë pikë kufitare.
Për dallim prej këtyre dy pikave kufitare, dy të tjera – Jarinjë dhe Bërnjak – janë mbyllur për qarkullim pas situatës së tensionuar mbrëmë në veri të Kosovës.
Ndërsa, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat kufitare me shtetet tjera fqinje është stabile, pasi pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta.