Pavarësia e Kosovës është rezultat e këtij populli shpirt lirë që nuk pranoi robërinë

Pavarësia e Kosovës është rezultat e këtij populli shpirt lirë që nuk pranoi robërinë

Shkruan: Jahja Lluka

Në rrugëtimin e gjatë prej më shumë se një shekull, Kosova me 17 shkurt shënon dhjetë vjetorin e pavarësisë.

Hiç më larg se dy dekada populli i Kosovës gjendej para shfarosjes, në sytë e botës luhej tragjedia ç’njerëzore në Ballkanin e përgjakur.

Atëherë me gjithë lëvizjet popullore për liri dhe pavarësi,me gjithë luftën çlirimtare me gjithë bagazhin intelektual që të dilej kundër një armiku shekullor,prapë ka qenë në pikëpyetje shtet-bërja pasi që historikisht kemi kaluar në tragjedi të mëdha ku është kanosur qenësia shqiptare.

Me 1999 më shumë se një milion shqiptarë që morën rrugët e botës asnjëherë nuk e menduan se do ktheheshin përsëri.

Ata që mbetën brenda iu nënshtruan torturave dhe masakrave të regjimit serb,burgjet ishin të stërmbushura me robër shqiptarë,mbi trupat e të cilëve bëheshin eksperimente ç’njerëzore, qytete e fshatra u shndërruan në shkrumb e hi dhe nuk mund të gjeje as edhe një shpresë të vetme në tokën e vuajtur ku errësira dhe mizoria ishin mishëruar.

Sot shteti i  Kosovës është rezultat i mijëra nxënësve dhe studentëve që në kohën e regjimit serb ngritën zërin para syve të botës pa pasur frikë,është rezultat i punës së shenjtë të mësueseve dhe profesorëve të cilët bënë çmos që ta ruajnë gjuhën shqipe dhe ta kultivojnë dijen në ato kohë të errëta,është rezultat i punës humane të mjekëve që rrezikuan jetët e tyre për të ndihmuar të plagosurit dhe të sëmurët,është rezultat i klasës intelektuale të cilët shkrinë jetën për ta ngritur para botës çështjen shqiptare, është  rezultat i gazetarëve që nuk ngurruan ta thonë  të vërtetën, është rezultat i artistëve që përmes veprave shpalosën  vuajtjen dhe qëndresën.

Është rezultat i diasporës shqiptare që nuk ndaloi kontributin asnjëherë duke e ngritur zërin deri në institucionet më të larta diplomatike botërore.

Është rezultat i familjeve të mëdha shqiptare të cilat u vetëflijuan.

Si familja Jashari, Haradinaj,Pajaziti,Ramadani e shumë e shumë të tjera.

Është rezultat i trimave dhe trimëreshave që u flijuan për atdheun.

Pavarësia e Kosovës është rezultat e këtij populli shpirt lirë që nuk pranoi robërinë nga asnjë pushtues. Dhe kur bota pa qëndresën tonë atëherë fituam miq që dhanë kontribut për krijimin e këtij shteti.

Sot Kosovën e kemi, e jona është që të punojmë e të ngrihemi ballë lartë në mesin e popujve të qytetëruar.

 

You may also like

FOTOLAJM: Viçi shijon shëtitje në makinë!

Një veturë e tipit Opel Zafira, është hasur