“Për shkak të lidhjeve të dukshme midis regjimit, grupeve përkrahëse, kriminelëve, është absolutisht e qartë se ” Vuçiq është kreu i mafias në Serbi”, deklarojnë nga Partia Demokratike (Demokratska Stranka -DS), transmeton Kosova Post.
“Ai, vëllai i tij dhe kumbarët e kanë kthyer vendin tonë në diçka më shumë si diktatura të Amerikës Latine sesa demokraci të rregullta Evropiane. Ky regjim është kanceri më i rëndë që ha çdo segment të shoqërisë serbe dhe kjo është arsyeja pse lufta kundër regjimit duhet të jetë prioritet për ata të cilët ia duan të mirën vendit të tyre”, thuhet në deklaratën e PD-së deklaroi DS.
PD, thotë se sot në Serbi “jemi të ndarë, në qytetarë që nuk pranojnë që fatet e tyre të vendosen nga kriminelët dhe ata që, përkundër gjithçkaje që po ndodh, mbrojnë regjimin, duke ruajtur privilegjet e ndryshme që morën për besnikërinë e tyre”, thuhet në deklaratën e PD-së, shkruan Danas. “Kjo është arsyeja pse partitë opozitare, lëvizjete ndryshme, nismat dhe qytetarët, luftojnë kundër regjimit të kriminalizuar, luftë kjo e cila tani është më e nevojshme se kurrë më parë”, thuhet në deklaratën e PD-së./Kosova Post/